-Shëndeti, Metro

Kujdes! Mos e hani këtë frut pas vakteve të ngrënies. Ja sepse…

Të gjithë mendojnë se frutat pas vakteve të ngrënies janë shumë të domosdoshëm për tretjen e ushqimit. Por, është shumë e rëndësishme të dini se kur duhen ngrënë. Duke konsumuar disa fruta në stomakun bosh, ju do të furnizoni organizmin tuaj me energji, por gjithashtu mund të përshpejtoni procesin e humbjes së peshës dhe procesin e detoksifikimit.

Edhe pse frutat shkojnë direkt në zorrë, nëse i hani pas ngrënies së bukës, procesi i kalimit të tyre bëhet më i vështirë. Kështu, bashkimi i tyre fermentohet dhe kthehet në acid. Shpërbërja e ushqimit fillon menjëherë sapo bie në kontakt me frutat në stomak.

Shalqiri është një ndër frutat që nuk rekomandohet të hahet pasi keni ngrënë drekë ose darkë. Kjo sepse kur përzihet me ushqimet e tjera prodhon gaz dhe në këtë mënyrë ju bën të ndjeheni të fryrë. Sipas Dr. Herbert Shelton, i cili bëri një hulumtim mbi këtë temë, ju duhet të përgatitni dhe pini vetëm lëng frutash pas vakteve.
Ndaj, shmangeni shalqirin e papërpunuar apo frutat e tjera pasi keni ngrënë drekë ose darkë. /shije.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko