-Shëndeti

Kujdes, këto janë 10 shenjat e depresionit të cilat nuk duhet ti neglizhoni

               Publikuar në : 12:32 - 15/05/18 |
E SH

Në ditët ku jetojmë, stresi dhe depresioni po kthehen në sëmundjet e shekullit. Mbingarkesa, problemet ekonomike, familjare, apo edhe ato sociale po ndikojnë shumë shëndetin tonë mendor. Pavarësisht thirrjes së psikologëve për të treguar kujdes ndaj shëndetit mendor, jemi të prirur që prej mentalitetit ta lëmë pas dorë këtë pjesë. Sidomos në vendin tonë, ku shumica e njerëzve preferojnë të vuajnë në heshtje dhe jo të takojnë një specialist.

Pikë së pari, njerëzit duhet të bëjnë dallimin mes stresit dhe depresionit, pasi pavarësisht se simptomat mund të jenë të ngjashme, depresioni ka disa gjëra specifike të cilat konsistojnë edhe me kohëzgjatjen. Më poshtë do ju tregojmë 10 simptomat e depresionit, dhe bëni mirë që mos t’i injoroni:

1 – Të ndihesh pa shpresë në mënyrë konstante

2 – Humbja e interesit për aktivitetet ditore

3 – Ndryshim i theksuar në peshë ose në oreks (mund të jetë shtim ose pakësim)

4 – Ndryshime në gjumë ( pagjumësia është një prej simptomave më të shpeshta)

5 – Nervozizëm dhe irritim i shpeshtë

6 – Humbje energjie, ndjesi këputjeje gjatë gjithë kohës

7- Ndjesi faji ose humbje e theksuar e vetëvlerësimit

8 – Ndryshim në sjellje ose marrje e veseve që nuk i kishit më parë

9 – Probleme të theksuara me përqendrimin

10 – Dhimbje të pashpjegueshme ose irritim lëkure

Opinion.al

Pas