-Shëndeti

Kujdes, alkooli e dëmton trurin më shumë se marijuana

Me legalizimin në rritje të marijuanës, një numër gjithashtu gjithnjë e më i lartë i studimeve po hetojnë dëmet dhe përfitimet potenciale të kësaj droge. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, alkooli është më i dëmshëm se marijuana.

Shkencëtarët në Universitetin e Boulder të Kolorados zhvilluan një përmbledhje të të dhënave ekzistuese që flisnin rreth efekteve të alkoolit dhe marihuanës, ose kanabisit, në tru.

Zbulimet e tyre lidhen me konsumimin e alkoolit me ndryshime afatgjata në strukturën e lëndës së bardhë dhe lëndës gri në tru.

Sidoqoftë, përdorimi i marijuanës nuk kishte efekt të rëndësishëm apo afatgjatë në strukturën e trurit.

Shkencëtari udhëheqës i këtij studimit Rachel Thayer, në Departamentin e Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Universitetin e Kolorados Boulder, dhe kolegët kohët e fundit raportuan rezultatet e tyre në revistën Addiction.

Është vlerësuar se rreth 22.2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur marijuanë gjatë muajit të kaluar, duke e bërë atë drogën ilegale më të zakonshme në vend.

Vitin e kaluar, për shembull, Medical Neës Today raportoi për një studim që lidh përdorimin e marijuanës me një rrezik më të madh të psikozës tek adoleshentët, ndërsa një tjetër studim pohoi se droga është më e keqe se cigaret për shëndetin kardiovaskular.

Nga ana tjetër, studiuesit kanë zbuluar se cannabinoids të cilat janë komponimet aktive në marijuanë, mund të ndihmojnë për të parandaluar migrenën./tvklan.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko