-Destinacione

Ku të ushqeheni në Hanoi

               Publikuar në : 12:37 - 10/06/18 |
m.b

Në kryeqytetin e Vietnamit, restorantet më të mira janë edhe më të lirat

Çdokush mund të gatuajë në Hanoi. Një herë, mora një bicikletë me qera, dhe kur e ktheva bicikletën në fund të ditës stafi sapo ishte shtruar për të ngrënë. Më ftuan për një tas pho bo, – një oriz i trashë si nudëlls me mish viçi dhe perime, dhe me shumë erëza përfshirë edhe kanellë. Kuzhinieri e kishte pushim atë ditë, ndaj ky ushqim kaq i shijshëm ishte gatuar nga mekaniku i bicikletave në pjesën e prapme të dyqanit.

Në Hanoi mund të ushqeheni kudo. Në zemër të Hoan Kiem në Hang Be, një vajzë e vogël 10 vjeçare shet çdo ditë përpara derës së shtëpisë së saj banh xeo, petulla me oriz të bëra me shafran indie dhe qumësht kokosi. Kjo shërben si mbështjellëse për karkaleca, qepë dhe mashurka. Nëna e saj i gatuante në një sobë me gaz.

Pho (bo do të thotë mish viçi, por mund të zgjedhësh edhe pulë, karkaleca ose thjesht perime) e ka origjinën në një vend afër Hanoit, por shumë shpejt u kthye në pjatën kombëtare. Është ushqim që e kanë konsumuar tre breza, dhe emri ndoshta vjen nga frengjigjishtja, – pho tingëllon si feu (zjarr), domethënë, mish viçi i pjekur. Në kohërat e hershme vietnamezët nuk i vrisnin kafshët. Ata përdoreshin për të punuar tokën.

Një tjetër pjatë e jashtëzakonshme është bun thang: supë vermiçeli dhe karkaleca të tharë dhe vezë ose mish. Xoi Yen, një restorant në një rrugë që quhet Nguyen Huu Huan, shet vetëm xoi, oriz i ngjitshëm me një varietet të gjerë shoqëruesesh. Mund të merret me vete ose të hahet ne restorant, dhe ka nje tabelë neoni jasht.

Pothuajse çdo gjë shoqërohet me një pjatë që quhet nuoc cham, peshk i zhytur në salcë limoni. Kërkoni vendet me rradhë të gjatë pritje. Vendet me ushqimin më të shijshëm janë edhe ato më populloret.

Për të shkuar në restorantin 100 vjeçar Cha Ca La Vong në Hoan Kiem, duhet të ngjisësh disa shkallë të drunjta që kërcasin. Ky restorant shet vetëm peshk të freskët të kapur nga Lumi i Kuq i Hanoit, të marinuar me shafran indie dhe të gatuar në wok (tigan në formë tasi zakonisht për gatime kineze) me kopër, qepë, kikirika dhe speca të kuq.

Nuk duhen humbur pho cuon dhe banh cuon, lloje të ndryshme orizi nudëlls me mish viçi ose derri, kërpudha dhe qepë./ Sara Wheeler

Pas