Editorial

Ku ka humbur Edi Rama?!

               Publikuar në : 17:00 - 26/12/17 |
ri.de.

Nga Desada METAJ

Prej me shumë se një jave Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri. Herën e fundit që ai pati një angazhim zyrtar ishte ai i drekës ne Bruksel me Mogherinin ne datën 18 dhjetor, e më pas në profilin e tij në FB nuk ka asgjë zyrtare veç një takimi me sipërmarrës në New York postuar pak ditë më parë. Qytet që siç duket është zgjedhur nga kryeministri për të kalur disa ditë qetësie. Krejt normale kjo po te merret parasysh dhe lodhja apo stresi që kaloi Edi Rama në seancen e fundit të kuvendit. Por aspak e zakonshme për një vend që endet mes shumë problematikave dhe që prej gati 10 ditësh nuk di se ku i ndodhet Kryeministri. Në çdo shtet me funksionim normal, pushimet e kryetarit të qeverisë dhe familjes janë pjesë e njoftimeve zyrtare për publikun. Madje në shumë raste shoqërohen dhe me detaje,që ndoshta do të kishin më shumë interes sesa pamjet e lungomares apo montazheve të tjera që stafi i kryeministrisë poston rregullisht në profilin zyrtar të Edi Ramës. Për gati 10 ditë siç nuk ka ndodhur që nga dita e krijimit ka pushuar dhe ERTV, kanali që i njeh shqiptarët me çdo punë të kryer ose jo, deklaratë apo batutë të kryeministrit, por që hesht kur bëhet fjalë për ditët e tij të pushimit. Ditë, që nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e agjendës së tij personale, ndërkohë që siç i pëlqen ta thotë, “është votuar për të marrë drejtimin e timonit”….timon që ka mbetur pa drejtim për shumë ditë ose drejtohet me sms nga diku përtej oqeanit.

/Opinion.al

Pas