InstaBIZ

Ku është sot “Crazy Girl”, reperja shqiptare e viteve 2000


               Publikuar në : 13:56 - 28/04/16 |
root

Nga Suada Daci

Të gjithë ata që kanë adoleshentë në vitet 1999-2000 e njohin fare mirë këngëtaren korçare, Dorina Kodra apo “Crazy Girl” siç njihej me emrin e artit.

Ju do thoni pse na u kujtua Dori, dhe sigurisht që ne e kemi një përgjigje… falë Joleza Kokës. Ishte ajo që kishte postuar një foto në rrjetet sociale, duke përdorur si hashtag një nga frazat më të famshme të këngës së “Crazy Girl”, “Mes çunave”.

Duke qenë se reperja theu shumë tabu për kohën, në tekste këngësh, stil veshjeje dhe provokimeve në skenë na u kujtua dhe menduan të hulumtonim pak për të.

Informacionet për të në “Google” janë shumë minimaliste, edhe pse adhuruesit e muzikës së saj në You Tube kanë postuar disa nga këngët e saj.

Opinion.al mësoi se ish këngëtarja ndodhet në Greqi, është nënë e tre vajzave dhe është shkëputur totalisht nga muzika. Siç e shohim edhe në foto ajo duket në formë të shkëlqyer fizike.

21310606580_578581082264066_6710817977330818982_n

 

“Crazy Girl” ka hedhur në treg albumin e saj “Mes çunave” dhe ka qenë pjesëmarrëse në shumë festivale të kohës si “Top Fest”, “Mikrofoni i artë”, etj.

crazycrazy

Nëse këngëtaret e ditëve të sotme mendojnë se janë provokuese me tekstet e këngëve dhe zhveshjet e tyre, këtë gjë e ka bërë “Crazy Girl”… në vitet 2000.

Ja disa nga këngët e saj më të dëgjuara:

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas