4

Ku është Llalla? Avokati: Kam komunikuar vetëm nëpërmjet bashkëshortes

               Publikuar në : 14:38 - 16/05/18 |
ri.de.

Ashtu siç kemi shkruar edhe më herët, ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk u paraqit sot në seancë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por ajo ç’ka habiti ishte deklarata e avokatit të tij, Sokol Hazizaj, i cili tha se Llalla nuk kishte dijeni për ankimimin e Komisionerit Publik dhe se vetë ai (avokati) ia kishte komunikuar këtë fakt nëpërmjet bashkëshortes, thuajse dy javë më parë.

Pikërisht ky detaj bëri që Kolegji i drejtuar nga Sokol Como të mos dilte në një vendim, por ti kërkonte avokatit një prokurorë të re të lëshuar nga Llalla, pasi ajo që kishte avokati ishte e përgjithshme.
Më tej Çomo e pyeti avokatin: Sa kohë iu duhet për të njoftuar Llallën për këtë proces? Hazizaj u përgjigj: Dy javë… Kështu u vendos që seanca e ardhshme për Llallën të mbahet më 31 maj, ora 10:00.

Vetingu për Llallën

Procesi i rivlerësimit për ish-kryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017 dhe u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai dha dorëheqjen. Më 12 Shkurt 2018, Llalla njoftoi se nuk dëshironte të ishte në sistemin e drejtësisë. Por vendimi i KPK-së për pushimin e vetingut ndaj tij, u kundërshtua nga Komisioneri Publik. Pikërisht ky institucion kërkoi nga Kolegji i Apelimit që të kryhet procesi i Vetingut ndaj Lallës.

Tashmë do të pritet deri më 31 Maj, nëse vetë Llalla të kthehet për të qenë prezent në seancë apo do të lëshojë një prokurë të re, të detajuar për avokatin.

Në media është shkruar se ish-kryeprokurori është larguar jashtë vendit, por kjo nuk dihet saktësisht sa kohë ai vete nuk ka reaguar.

Pas