-Politikë, 2, Aktualitet, Kryesore

Kryeprokurori/ Nis debati tek Komisioni i Ligjeve, Çuçi: E zgjedhim për 30 ditë

Nis mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar mbi procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Në kushtet e mos krijimit të KLP-së Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në bazë të eksperiencës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperiencë” deklaroi kreu i komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja.

Deputeti i PS-se Cuçi është relator i çështjes dhe e shpalli të hapur garën për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Ai tha se brenda 30 ditësh procesi duhet të mbyllet.

Eduard Halimi i PD, tha se kjo është thikë pas shpine që i bëhet reformës në drejtësi. Sipas tij smund të ketë Kryeprokuror të zgjedhur nga politika, qoftë edhe i përkohshëm.

(Lajmi në përditësim…)

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko