-Politikë, 4, Kryesore

Kryeministri Rama i kthen përgjigje Bashës, ja çfarë i shkruan  

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut demokrat, Lulzim Basha, në lidhje me paktin e ofruar një ditë më parë nga kreu i qeverisë.

Rifilloi avazi! Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Më parë, kreu demokrat Basha tha se i vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve”, deklaroi Basha.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko