-Politikë

Kryeministri i rriti vetes dyfish rrogën për kravata, qytetarët gati donacionet

               Publikuar në : 18:49 - 25/12/17 |
ri.de.

Menjëherë pasi kryeministri i Kosovës i rriti rrogën vetes në masën 100 për qind, nga 1550 euro në 2950 euro, me justifikimin se nuk i dilte rroga për veshje dhe kravata, një grup donatorësh kanë menduar që ditën e martë të çojnë një donacion në ndihmë të kryeministrit Haradinaj. Në këtë donacion bëhet fjalë kryesisht për kravata të mbledhura në kuadër të një “aksioni humanitar”, nismë kjo e Kushtrim Mehmetit, Vetëm pak ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj, pasi firmosi vendimin për rritjen e rrogës së tij, të stafit dhe të kabinetit qeveritar, tha se po e ndërrmerrte këtë veprim se kishte nevojë për të blerë këmisha dhe kravata pasi i duhej të ishte sa më i paraqitshëm në në tryezën me bashkëbisesduesit ndërkombëtarë.  Ndërkohë sot Kushtrim Mehmeti ka pozuar përballë pakos me 204 kravata duke informuar se nësër në mesditë do ja dorëzojë personalisht kryeministrit Haradinaj.

 

Pas