-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Kryeministri e pranon se ka fyer Berishën ‘nëpër dhëmbë’

Seanca e sotme plenare nuk ka kaloi as kësaj radhe pa tensione nga opozita me pretendimin se kryeministri Edi Rama, fyeu ish-kryeministrin Sali Berisha me fjalët: Ky ka rrjedhur…

Nga mjediset e jashtme të selisë së Parlamentit, i pyetur nga gazetarët, vetë kryeministri Rama pranoi se e tha një gjë të tillë, por “nëpër dhëmbë”. 

E ndërsa tha këtë, kryeministri sqaroi për gazetarët se: “duhet të merremi me anën serioze të çështjes dhe pastaj me aspektin qesharak. Nuk po ia dalim dot që të arrijmë në momentin kur opozita të bindet që parlamenti me një klub të dehurish ka vdekur më 25 qershor. Ky parlament funksionon në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht”, shtoi ai.

Edhe ju kur dëgjoni çudira nga tjetri do thoni nëpër dhëmbë: Mos ke rrjedhur gjë”,- tha Rama duke shtuar se ajo që ndodhi nuk ishte arsye për të shkaktuar tensione deri në ndërprerjen e seancës.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko