-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Kryemadhi: Pa pikë turpi një kryeministër që të kujton Kim Jong Un, e thotë e shava nëpër dhemb

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisioni ‘Opinion’ kryetarja e LSI ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për ofendimin që bëri ndaj ish kryeministrit Berisha.

Kryemadhi e ka quajtur mazhorëncë si arrogante dhe se Ruci ka bërë një sjellje jo normale gjatë seancës në Kuvend. “Karrigia e kryetarit të Parlamentit nuk është e zotit Ruçi. Ai aty është vetëm për të zbatuar rregulloren. Arroganca që vjen si rezultat i euforisë që u është krijuar nga bandat dhe krimi. Sjellja e zotit Ruçi tregon se si është i kapur ky shtet. Pa pike turpi shikojmë dhe një kryeministër që të kujton Kim Jong Un po që është version i gjatë, që thotë e kam sharë nëpër dhemb. Çdo ditë e më shumë po shkojmë drejtë një diktature” , u shpreh Kryemadhi.  /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko