Kryemadhi nuk tërhiqet, sulmon Nikollën: Asnjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja – Opinion – Faqja Zyrtare
-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Kryemadhi nuk tërhiqet, sulmon Nikollën: Asnjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja

monika

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sot, ka ripërsëritur edhe njëherë qartazi idenë se qeveria ka gabuar me maturën shtetërore.

Me anë të një shënimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se asnjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja. Ndërsa, thekson se ministrat dhe deputetët ikin dhe vijnë dhe ajo çfarë mbetet është arsimimi i mirë.

Besoni gjithmonë në bindjet dhe idetë tuaja dhe kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë”, shkruan ajo.

Shënimi i plotë:

Ansjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja. Ministrat dhe deputetët ikin dhe vijnë dhe ajo çka ju mbetet është arsimimi i mirë. Besoni gjithmonë në bindjet dhe idetë tuaja dhe kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë.

monika

Ditën e djeshme, përgjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në qytetin e Lezhës, Kryemadhi artikuloi kritika ndaj maturës shtetërore, duke theksuar që të mos përsëriten gabimet e vitit të kaluar.

Ajo nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në procesin e Maturës Shtetërore cenojnë të ardhmen e të rinjve.

Kujtojmë se dje pati replika të forta në distancë edhe mes kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por  ka munguar një reagim i kreut të qeverisë lidhur me situatën e kultivimit dhe trafikut të drogës në vend.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko