-Politikë, Kryesore

Kryemadhi: Arsyeja kryesore pse kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Kuvendi duhet të respektojë Kushtetutën.

Kryemadhi tha se para një viti e gjysmë, Parlamenti i Shqipërisë, miratoi një Kushtetutë, ku pas një debati të jashtëzakonshëm, si dhe pas një aktiviteti të një komisioni ‘ad hoc’ për Reformën në Drejtësi, sot, të paktën duhet t’i referohet.

Ne nuk jemi kundër, ne jemi për respektimin e Kushtetutës. Ne kemi miratuar një Kushtetutë para një viti e gjysmë, pas një debati të jashtëzakonshëm, pas një aktiviteti të një komisioni ‘ad hoc’ për Reformën në Drejtësi, e cila është miratuar me 140 vota. Pra, për herë të parë në historinë e tranzicionit shqiptar në të cilën ne ndodhemi; kemi miratuar ndryshime kushtetuese,  65% e Kushtetutes shqiptare ndryshoi. E kemi miratuar me 100% të votave në Parlament”,- u shpreh kryetarja e LSI.

Përsa i përket interpretimit të Kushtetutes për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Kryemadhi theksoi se ndryshimet që u realizuan me konsensus të gjërë mes palëve, vendosën edhe datën në Kushtetutë.

Sipas saj, me arsyetimin se kur palët nesër të vijnë në këtë pikë, apo proces, të mos ekzistojë asnjë mundësi interpretimi e Kushtetutës.

Në lidhje me interpretimet e saj, Kryemadhi tregoi se ka dy të tillë.

Ajo tha se i pari është nga Këshilli i Monitorimit të Kuvendit, ndërsa i dyti është nga një strukturë tjetër, konsultative pranë Kuvendit përsa i përket sistemit të drejtësisë, siç është EURALIUS dhe OPDAT.

Për sa i përket interpretimeve ne kemi dy të tillë, kemi një interpretim nga këshilli i monitorimit të kuvendit, por kemi edhe një interpretim tjetër nga një strukturë tjetër që janë konsultative pranë Kuvendit përsa i përket sistemi të drejtësisë siç është URALIUS dhe OPDAT. Njëra thotë se zgjidhet me 34 vota, ndërsa tjetra me 86”,-theksoi Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së bëri me dije se është shumë e rëndësishme të kemi një standard, pasi vendi ynë është në një periudhë tranzicioni, si dhe vazhdon të mos krijojë besim në institucionet e saj, jo vetëm shtetërore, por edhe në institucionet e drejtësisë.

Pikërisht për shkak të zbatimit të ligjit me dy standarde. Nëse ne kemi një kushtetutë ku thotë se Prokurori i Përhershëm zgjidhet me 94 vota dhe Prokurori i Përgjithshëm, i propozuar nga KLP-ja zgjidhet me 84 vota, atëherë kjo është shumë e qartë. Kushtetuta ka vendosur një predispozitë të tillë që nuk lë vend për interpretim”,-u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, qoftë kjo edhe nga institucionet konsultative të Parlamentit, por nuk e lë që ta diskutojë as Gjykata Kushtetuese, as ajo nuk ka mundësinë dhe fuqinë ligjore për të interpretuar veprimet kushtetuese të cilat janë marrë një vit e gjysmë më parë.

Ndër të tjera kryetarja e LSI u shpreh se Rama ka kërcënuar SHBA dhe BE, pasi ka thënë se nëse SHBA dhe BE nuk mbështet integrimin e Shqipërisë ka edhe opsionet të tjera siç është orientimi nga Kina dhe Rusia.

Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – tha Kryemadhi.

Në Shqipëri Komisioni i Ligjeve miratoi sot me votat e vetëm përfaqësuesve të së majtës nisjen e procedurave për emërimin e një Prokurori të ri të Përgjithshëm të përkohshëm.

Opozita u largua në shenjë proteste pasi sipas saj po shkelej Kushtetuta e cila ja njeh deklarimin e përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit Këshilllit të Lartë të Prokurorisë, organ i cili nuk është ngritur ende.

Shumica ju përmbajtj interpretimit të bërë nga ekspertët e EURALIUS-it dhe OPDAT-it sipas të cilit votimi i Kryeprokurorit të përkohshëm bëhet me shumicë të thjeshtë. Ky variant u mbështet sot publikisht dhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko