-Kulturë, Metro, Te Fundit

“Krishtlindje në Tiranë”/ Ja surprizat që do të ofrojë eventi traditë i fundvitit

“Krishtlindje në Tiranë”: do të kthehet me shumë surpriza dhe risi në edicionin e tij të tretë në prezantimin e producentit dhe regjisorit Sokol Guga. Eventi tashmë i kthyer në traditën e Krishtlindjeve në Tiranë do të mbahet në një natë madhështore në Akademinë e Arteve në mbrëmjen e 24 dhjetorit.

“Krishtlindje në Tiranë” rikthen prezantuesen historike Silvana Braçe e cilësuar si një divë e ekranit e cila do të prezantojë këtë spektakël për të dytën herë. Danilo Zeka, primobalerini shqiptar me famë në Greqi është një tjetër artist i ftuar atë mbrëmje që pritet të na suprizojë në skenë, por jo vetëm kaq, Mihai Traistariu, këngëtari që do të përfaqësojë Rumaninë në Euro Song do të jetë gjithashtu një tjetër i ftuar që do të shkelë në skenën e spektaklit. Këngëtarja Kejsi Tola, baritoni Armando Likaj, grupi All in Band dhe Neritan Liçaj do të jenë gjithashtu disa prej emrave që do të jenë pjesë e spektaklit

“Krishtlindje në Tiranë”, një spekalël ku gjithçka luhet dhe performohet live me 50 instrumentist virtoz. Një tjetër suprizë që produksioni i spektaklit i bën të ditur është se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do në natën magjike do të realizojë një intervistë ekskluzive në skenë me moderatoren Silvana Braçe. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim mbrëmjen e 24 Dhjetorit për të shijuar spektalin ashtu siç nata e Krishtlindjeve e meriton të jetë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko