Aktualitet, Komente, Te Fundit

Krimet e Komunizmit janë krime kundër njerëzimit!

ndertesa me e vjeten ne fshatin shishtavec

Nga Oerd Bylykbashi

Këshilli i Europës i barazon krimet e Komunizmit me krimet e Nazizmit.

Për to nuk ka afat parashkrimi të ndjekjes penale, pra hetimi e gjykimi mund të fillojë në çdo kohë. Edhe sot!

Do të vijë një ditë që Nurenbergu shqiptar do nisë jo me hapje dosjesh bashkëpuntorësh, as me lustrim nga postet publike, por me gjyqe për krime kundër njerëzimit për ata që ishin maja dhe tehu i thikës së Diktaturës. Me oficerët e sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët e këdo tjetër që u përfshi në gjyqet politike të Komunizmit.

Ky do të ishte vetting-u moral i shoqërisë shqiptare që do na shkëpuste përfundimisht nga një e keqe që na ndjek ende. Do të ishte ndarje para bankës së Drejtësisë dhe jo me ulërima turmash apo artikuj gazetash.

Ajo do të ishte gjeneza e një Drejtësie të vërtetë.

Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të ndahemi nga kjo e keqe në shpirtin dhe moralin e rrënuar të kësaj shoqërie.

Deri atëherë nuk mund të flitet për drejtësi dhe Reforma në Drejtësi me gjithë vitingun e vet do të duket një karikaturë e asaj që shqiptarët kërkuan në Dhjetorin e 1990!

Ne Poloni këto ditë është lëshuar urdhër-arresti për një shtetas amerikan 98-vjeccar i cili akuzohet se ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë Nazizmit dhe me pas është arratisur në SHBA dhe është fshehur atje. Në këtë moshë ai rrezikon burgim të përjetshëm për krimet e kryera nëse provohet dhe dënohet para gjykatës.

Kjo është drejtësi!

Që kjo të ndodhë, vetting-un nuk mund ta bëjnë ata që kryen krimet e komunizmit apo bijtë e tyre!

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko