-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Krim në familje, gruaja italiane vret burrin shqiptar. Skena e rëndë në rrugë

Një grua italiane ka vrarë ish-partnerin e saj shqiptar, duke e përplasur me makinë. Ngjarja ka ndodhur në Villogo, provincë e Bergamos. Mediat italiane raportojnë se burri e kërcënonte dhe e përndiqte ish-bashkëshorten pas divorcit. Edhe sot në mëngjes po e priste tek parkingu me një thike në dorë. Por, përpjekja e shqiptarit për ta frikësuar ish-gruan, me te cilën ka edhe një djalë, ka përfunduar në tragjedi.

Gruaja e ka përplasur me makinë duke e lënë të vdekur në vend. Rrethanat janë ende të paqarta, por mediat italiane shkruajnë se ajo ka tentuar të vetëmbrohet.
Viktima është një shqiptar 44 vjeç dhe quhet Agron Beshmata, shkruajnë mediat italiane.


Villongo, muore investito dopo la tentata… by revistaime

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko