1, Kryesore

Krim i rëndë në Durrës, burri vret gruan

Një 40-vjeçare ka humbur jetën të premten në darkë në qytetin e Durrësit, pasi u qëllua nga bashkëshorti me mjete të forta në kokë.

Burime zyrtare sqarojnë se 40-vjeçarja me iniciale A. Sh., banuese në lagjen Nr.15 të qytetit bregdetar, ka shkuar në urgjencën e spitalit rreth orës 19:55. Ajo mësohet se kishte dëmtime në kokë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Policia sqaron se “nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta”.

42-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje vijojnë.

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko