-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Kreu i një agjencie punësimi: Shqiptarët duan të jenë të gjithë drejtorë!

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u debatua për një temë mjaft interesante siç është punësimi por me fokus në aspektin social: A e duan shqiptarët punën apo janë dembelë?

Për emisionin pati mjaft reagime edhe në faqen tonë të facebook, mes tyre edhe drejtuesi i një agjencie punësimi.

Ermal Jauri tregon eksperiencën e tij me aplikantët që kërkojnë punë jashtë vendit. “Rekrutoj mesatarisht 700 punëkërkues në vit për kompani të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Në bazë të eksperiences time shqiptarët nuk kanë problem për pagën, por duan të jenë të gjithë drejtorë”, shprehet Jauri.

Sa u përket kosovarëve ai thotë se ata i ka shkatërruar diaspora duke u sjellë të ardhura. “90% e aplikanteve të thonë: Përse të punoj me pagë 500 Euro kur kaq mi dërgon axha cdo muaj nga Zvicra!”.

Sakaq Jauri jep edhe një mendim nëse janë shqiptarët dembelë apo jo. “Shqiptarëve të moshës nën 40 vjeç, ju mungon përgjegjshmëria dhe mbizotëron dembelizmi. Mbi 40 vjeç janë të shkëlqyer, por ju mungon anglishtja, kompjuteri, të shumë kërkuara në kohën e sotme”, thotë ai. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko