Kreu i LDE Arian Galdini: Nesër jo thjesht opozita në shesh, por zëri i qytetarëve – Opinion – Faqja Zyrtare
-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Kreu i LDE Arian Galdini: Nesër jo thjesht opozita në shesh, por zëri i qytetarëve

galdiniiii

Kryetari i LDE ka deklaruar sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj Partie se:”Nuk është thjesht Opozita nesër në sheshin e Protestës. Opozita është vetëm zëri që ka bërë thirrjen dhe fuqia institucionale e politike që do ti japë nesër fuqinë qytetarëve shqiptarë. Sheshi i Protestës në këtë 18 shkurt është sheshi i qytetarëve. Protesta e nesërme eshte ngritja krye e qytetarëve të bashkuar shqiptarë që duan të ndalin e gjunjëzojnë krimqeverinë që ka kanabisizuar vendin, kriminalizuar institucionet e që po shndërron zgjedhjet e lira e të ndershme në panair votash ku gjithçka shitet e blihet paraprakisht. Qeveria që përzë shqiptarët ose dhunon, plaçkit e sundon ata shqiptarë qe nuk ikin nga vendi, nuk mund të vazhdoje më të ketë në dore fatin e asnjë shqiptari. 18 shkurti është dita e qendresës, për të përzënë Qeverine që përze e plaçkit shqiptarët. Nesër të jemi të gjithë bashkë. Nesër le të na prijnë qytetarët e ne ti ndjekim qytetarët tanë deri sa Fuqia e Qytetarit të rikthejë lirinë, dinjitetin, mirëqeverisjen, zgjedhjet e lira e të ndershme për të gjithë ne.”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko