-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

KQZ ‘djeg’ koalicion PS-LSI për zgjedhjet e 18 Qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos e marrë fare në shqyrtim kërkesën e PS-LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit si koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e 18 Qershorit. Afati i fundit për tu regjistruar si koalicion përfundoi dje më datë 19 Prill.

Pra aktualisht, për sa kohë afati ka kaluar për tu regjistruar si koalicion, PS dhe LSI garojnë si parti më vete për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ndërsa, PD siç dihet nuk merr pjesë në zgjedhje.

Kreu i KQZ, Denar Biba në përfundim të mbledhjes që zgjati 2 orë tha se “kjo është një kërkesë politike e dy partive, pra nuk ka bazë ligjore. Kësisoj ne nuk detyrohemi të marrin një vendim mbi këtë kërkesë”.

Pjesë nga fjala e kreut të KQZ

Pas datës 29 Prill nuk ka më kohë për manovra politike. Në cfarë do lloj rrethane KQZ nuk ka pse të marrë një vendim të njëanshëm që do të reflektonte vetëm interesat e një krahu politik.

Nuk kemi pse të marrim vendim, është një kërkesë e rrallë, nuk ka një bazë ligjore që të na detyrojë të marrim një vendim.

E çmoj, por KQZ nuk duhet të marrë vendim në lidhje me këtë kërkesë.

Çfarë ndodh pas kësaj?

Burime të Opinion.al pranë KQZ thanë se dy partive të koalicionit ashtu si edhe PD-së i lind e drejta ti drejtohen sërish me kërkesa Komisionit Zgjedhor. Nëse PS-LSI dërgojnë një kërkesë tjetër në KQZ për tu regjistruar bashkë (si koalicion) në zgjedhje kjo kërkesë merret në shqyrtim dhe mund të votohet nga anëtarët e Komisionit. Nisur nga deklarata e kryetarit Biba se procesi nuk cënohet deri më datë 29 Prill, në një farë mënyrë të të kuptosh se ka ende një javë afat për tu regjistruar në zgjedhje.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko