-Si u Veshën, InstaBIZ, Kryesore

Kostume serioze e veshje më konfidenciale, si erdhën të ftuarit këtë javë në “Opinion”?

Emisioni “Opinion”  edhe këtë javë pati disa të ftuar në panele. Disa prej tyre tërhoqën vëmendje për deklaratat e tyre e disa të tjerë për paraqitjen e tyre.

Fillimi i javës në emisionin “Opinion” ka nisur me tema që nuk i përkisnin aktualitetit pasi nga ky i fundit nuk pati zhvillime.

Ditën e hënë u fol për historinë e mafiozit më të famshëm, për Toto Rinan.  Të ftuar në emision ditën e hënë ishin Alfred Peza, Ferdinand Dervishi, Xhavit Shala, Artur Zheji, Arlinda Duda. Të gjithë të ftuarit kishin ardhur me veshje serioze dhe në tonet e errëta të të zezës. Gazetari Artur Zheji dhe botuesja Arlinda Dudaj kanë ardhur komplet me të zeza, u dukën elegant dhe shkonin brenda etikës së emisionin. Nga ana tjetër të ftuarit e tjerë kishin ardhur po ashtu me kostume në ngjyrë të zezë po duke përdorur një thyerje me këmishë të bardhë.

Ditën e martë në emision ka ardhur një dosier i ndërtuar mbi temën “Shqipëria, vendi përball”, nuk ka pasur panel me të ftuar, kështuqë për këtë ditë do të komentojmë veshjen e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut. Fevziu kishte ardhur me një kostum në tonet e blusë së errët, me kuadrate të lehtë në po atë ngjyrë, këmishë të bardhë, kollare në tonet e jeshiles së hapur dhe këpucë të zeza. Nuancat janë miqësore me tonalitetin e lëkurës së tij, dhe po ashtu ne harmoni të plotë me ngjyrat e studios se emisionit.

Ditën e mërkur në studio pati një panel ku mbizotëruan zonjat ndaj zotërinjve: Vera Bekteshi, Dorian Koci , Klara Buda, Gezim Peshkepia, Belina Budini, Jonila Godole. Të gjitha të ftuarat janë dukur mire me paraqitjen e tyre, pa e tepruar edhe në model flokësh apo make-up. Si më e moshuara, veçojmë Vera Bekteshin, e cila erdhi me një fustan të zi, rip të kuq në pjesën e belit dhe xhaketë me vija të zezë dhe të bardha, tepër simpatike.

Të enjte u fol për disa nga temat më të mprehta të aktualitetit dhe paneli në emision ishte ndërtuar me analistë dhe gazetarë. Të ftuar në emision ishin: Mark Marku, Fatos Hakorja, Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj, Armand Bajrami, Lutfi Minxhozi, të cilët kanë ardhur në stilet siç paraqiten zakonisht, kostume dhe kombinime te në të zeza.

Më poshtë keni të ftuarit, të gjithë mund të jepni në facebook një koment për veshjen e tyre. Gerta Zaimaj/ Opinion.al

#backstage #opinion Historia e mafiozit me te famshem !

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Si e kujtojme komunizmin? Gezim Peshkepia dhe Vera Bekteshi #opinion #opiniontvklan #backstage Nentor 2017

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

 

Preç Zogaj #backstage #opinion Sekuestrimi i pronave te Balilajt!

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko