-Si u Veshën, Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit

Kostume serioze e paraqitje më kofidenciale, ja si u veshën analistët në “Opinion” !

Emisioni  “Opinion” edhe në këtë javë, pas zgjedhore ka patur një axhendë të ngjeshur në tema të aktualitetit; nga votimi i shqiptarëve, mandatet e Partisë Socialiste e cila doli fituese me një rezultat të thellë në këto zgjedhje, dështimi i Partisë Demokratike dhe partitë humbëse, (PD-LSI) e deri tek zgjedhja e kryetarit e ngërçi në PD. Në një panel me gazetarë dhe analistë në të gjithë javën pati një sërë deklaratash të forta dhe debate të cilat i gjeni të gjitha në opinion.al në kategorinë “U tha në Opinion”, sepse në këtë shkrim do të merremi pak me pamjen e disa prej të ftuarve.

Sa i përket pamjes, të ftuarit kanë qenë brenda formatit që kërkon emisioni dhe nuk ka patur asnjë eksperimentim apo pamje që nuk është në linjë të emisionit.  

Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj ju bashkua këtë të hënë “Opinion”, ai shfaqet rrallë në studio si i ftuar ndaj dhe duket se kujdeset që në daljet e tij publike të jetë tepër serioz; një kostum në ngjyrë blu të thellë, këmishë të bardhë dhe kollare në tone të blusë tepër të hapur ose bojë-qielli siç e quajmë ne zakonisht me kuadrate të vegjël në ngjyrë të bardhë, paraqitje serioze, me kostum jo të ngarkuar dhe në të njëjtën ngjyrë.

Ndryshim tepër i madh me atë që paraqitet në përditshmëri apo në prapakuintë të televizionit, tepër thjeshtë dhe sportiv.

Por ajo që ra në sy ishte se edhe gazetari i emisionit Blendi Fevziu ishte thuajse në të njëjta ujëra sa i përket ngjyrave të veshjes. Kostum në blu të errët, me kuadrate të mëdhenj në nuancat e blusë më të hapur, këmishë të bardhë dhe një kollare që ishte në bojë-qielli të hapur me shkrije të së bardhës, në sinkron perfekt me ngjyrat e studios. Blendi Fevziu gjithmonë tërheq vëmendje sa i përket veshjes.

Analisti Artan Hoxha të cilit zor se mund ti gjesh ndonjë foto ku të shfaqet pa kollare dhe jashtë kornizave të kostumit serioz edhe këtë herë ka ardhur në ngjyrat e errët që duket se janë preferencë e tij. Kostumet nga grija, kafja, e zeza, dominojnë në paraqitjen e tij në studion e “Opinion”, këmisha gjithmonë e bardhe dhe kollaret në ngjyrat që vijnë në kombinim dhe harmoni të plote me kostumet.

Profesor Mark Marku i cili i këtë javë është shfaqur më shumë se një herë në “Opinion”, ajo që veçohet nga pamja e tij është se vjen më i lirshëm në veshje, më jo formal, shumë rrallë me kostum serioz dhe kollare, më konfidencial në paraqitjet e tij mediatike; por me të njëjtën thjeshtësi del në pamjen e tij përball studentëve në Fakultetin që drejton. Këmishë, xhaketë, pantallona, në ngjyrat e errëta, mes grisë dhen të zezës në shumicën e rasteve, por nuk mungon edhe e bluja e errët.

Baton Haxhiu i bashkohet studios së “Opinion” kur vjen puna për tema politike, por po jo vetëm. Sa i përket paraqitjes ka një tendencë drejt ngjyrave më të hapura, kombinime shumë te mira mes xhaketave, këmishës, ndonjëherë bluzave dhe pantallonave, ngjyrat blu shumë të hapura, që janë dhe ngjyrat tendencë të këtij sezoni duket se i përdor në masë edhe Batoni duke se nuk e ka qejf kollaren!

Gazetari Armand Shkullaku është një tjetër pjesë e rëndësishme e panelit të “Opinion”, sa i përket temave nga aktualiteti, nuk vërehen ngjyra të preferuara në veshje. Herë serioz me kostum të zi dhe kollare, herë pa kollare dhe kombinim në ngjyra më të hapura mes xhaketave dhe pantallonave në veshjen e tij.

Antalisti Lorenc Vangjeli i cili zakonisht ndodhet në majtë të ekranit është po ashtu një tjetër emër që i bashkëngjitet “Opinion” kur vjen puna tek zhvillimet politike. Vihet re se nuk para eksperimenton shumë në ngjyra në pamjen e tij, është “partizan” i ngjyrës së zezë dhe kostumeve serioze me këmishë të bardhë dhe kollare, të cilat realisht e përcjellit tepër elegant.

Artur Zheji është rikthyer pas një periudhe pauzë në “Opinion”, në paraqitjet e tij të fundit ai duket se i ka qëndruar larg kornizave zyrtare dhe ka ardhur më kofidencial. Kombinime shumë të mira mes grisë dhe blusë apo të zezës. Gerta Zaimaj/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko