Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korrik 1912 : Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze « Le Figaro »

2017/01/07 at 9:24 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrik 1912 : Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze « Le Figaro »

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Janar 2017

Ismail Qemali ka dhënë një intervistë të shkurtër, por me vlerë, për gazetën prestigjoze franceze « Le Figaro », botuar në numrin e saj 194-të, më 12 korrik 1912. Shqipëria gjendej ende në sundimin turk. Asaj i duhej të priste deri më 28 nëntor të po atij viti për të qenë e pavarur.

Ndërkohë, Ismail Qemali i është përgjigjur gazetarit francez, André Duboscq, në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhej vendi ynë dhe Turqia. Në vijim, rrëfimi i francezit dhe intervista e themeluesit të shtetit modern shqiptar :

le figaro

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Unë kam patur fatin të bashkëbisedoj me Ismail Bej Qemalin, patriotin shqiptar për të cilin i njohim aftësinë për gjithçka që prek jetën politike të Turqisë dhe influencën e madhe të tij në Shqipëri. Ngjarjet e rënda që po ndodhin në këtë moment në këtë pjesë të perandorisë osmane dhe për të cilat Ismail Bej Qemali ka dashur të më flasë, u japin një rëndësi të veçantë deklaratave të tij.

 Ismail Qemali : Situata në Turqi është e përkeqësuar sipas të gjitha pikëpamjeve. Në përgjithësi, mund të themi se gabimi është i qeverisë. Po ju them se nuk kam asgjë për të fshehur, asgjë për të shtuar ; sinqerisht, kështu mendojnë shqiptarët. Unë jam shqiptar, dhe për këtë arsye, i njoh dëshirat e atdhetarëve të mi. Ata nuk do të dorëzojnë armët derisa kërkesat e tyre nuk do të jenë plotësuar, por megjithatë ata nuk kërkojnë të ndahen nga Turqia…

André Duboscq : Është folur për 28 korrikun, ditën e përvjetorit të Kushtetutës, si pikënisje e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë ?

Ismail Qemali : Në politikë, ajo që parashikohet nuk ndodh kurrë, por mund të ju them se ngjarje shumë të rënda mund të ndodhin në dy javët në vijim.

André Duboscq : Atëherë, çfarë duhet të shpresojmë ?

Ismail Qemali : Si fillim, rrethi i Sulltanit dhe drejtuesit të largohen menjëherë. Nuk ka më në Turqi as sovranitet sulltanor dhe as sovranitet kombëtar. Dhoma e deputetëve, gjë që ju nuk dyshoni, është formuar gjatë zgjedhjeve sipas vullnetit të Komitetit. Shpërbërja e saj është domosdoshme. Në vazhdim, duhet që ushtria të luajë rolin për të cilin ajo është krijuar ; domethënë mbrojtjen e territorit dhe jo atë të politikës. Më në fund, duhet që ministrat e emëruar të dijnë realisht të qeverisin dhe të ngjallin besim në të gjithë shtetin.

André Duboscq : A është e vërtetë se Qamil Pasha ka mundësi (shans) të rikthehet përsëri në pushtet ?

Ismail Qemali : Sigurisht, Qamil Pasha është i vetmi politikan i zoti të mbledhë rreth tij elementë për të formuar një qeveri serioze dhe të aftë. Pavarësisht moshës, angazhimi i tij është i habitshëm. Qamil Pasha ka qenë gjithmonë i mprehtë dhe i vëmendshëm. Po, i uroj vendit tim një njeri të tillë (Në fakt, ky njeri i tillë do të jetë vetë ai)…

Me këtë fjalë, u ndava prej Ismail Bej Qemalit dhe e falenderova duke i uruar një udhëtim të mbarë, sepse ai po largohet nga Parisi ku ka shumë miq, për të shkuar larg prej këtu me qëllim për të takuar të tjerë dhe të bisedojë me ta për fatin e atdheut të tij. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com/la-gazette/korrik-1912-intervista-e-rralle-e-ismail-qemalit-ne-gazeten-franceze-le-figaro/

Ju sugjerojmë

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
-U tha në Opinion

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

15 Shtator, 2025 11:57 pm
Auto-Skicë
-U tha në Opinion

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

15 Shtator, 2025 11:44 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
-U tha në Opinion

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

15 Shtator, 2025 10:39 pm
Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
Para
Dibër/ Dy të rinj kapen në flagrancë me 200 doza kanabis, e shpërndanin në pika bastesh e lojëra fati

Dibër/ Dy të rinj kapen në flagrancë me 200 doza kanabis, e shpërndanin në pika bastesh e lojëra fati

Policia, në ndihmë të të pastrehëve

Policia, në ndihmë të të pastrehëve

Flet për herë të parë Sali Lushaj: Stresi është i pafajshëm, për këtë arsye nuk dorëzohet

Flet për herë të parë Sali Lushaj: Stresi është i pafajshëm, për këtë arsye nuk dorëzohet

TE FUNDIT

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028

Finalja e Superkupës Europiane në Shqipëri? Duka: Uroj në 2028
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i FSHF Armand Duka shprehet optimist se mundësitë që Shqipëria mund të organizojë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi / Duka zbulon prapaskenat e vendimit për ndryshimin e stadiumit

Auto-Skicë
15 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion”, Armand Duka, ka folur në lidhje me vendimin e UEFA për ndryshimin e stadiumit ku do të...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
15 Shtator, 2025

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi. Në...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
15 Shtator, 2025

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë. Mulaj theksoi se dëshmitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com