-Shëndeti

Konsumoni karbohidrate dhe yndyrna nëse dëshironi të humbni peshë

Mos shihni më kaloritë te produktet që konsumoni. Nëse po përpiqeni të humbni peshë, numëroni makrot.

Por, a e dini çfarë janë makrot?

Makrot, ose makroushqyesit janë lëndët ushqyese pa të cilat trupi nuk jeton dot: karbohidratet, proteina dhe yndyra.

Makro #1: Karbohidatet

Karbohidratet nuk janë armiku – edhe nëse jeni në dietë. Përkundrazi, ato janë burimi më i rëndësishëm i energjisë për të gjitha qelizat. Trupi juaj i tret kollaj dhe i kthen në sheqer ose glukozë, të cilat më pas depozitohen në mëlçi dhe në muskuj.

Makro #2: Proteinat

Ju e dini që proteina ndërton dhe ruan muskujt por jo vetëm kaq. Proteina bashkon enzimat që bëjnë të mundur reaksionet kimike në trup dhe prodhon hemoglobinën që transporton oksigjenin. E nëse oksigjeni nuk shkon aty ku duhet, harrojeni energjinë që ju duhet për të ecur dy hapa, e jo më të vraponi 1 orë.

Makro #3: Yndyra

Yndyra nuk ju shëndosh, edhe nëse përmban më shumë kalori se makrot e tjera! Yndyrnat krijojnë membranën e qelizave, rregullon shëndetin mendor dhe rrit përthithjet e vitaminave A, D E dhe K pa të cilat nuk do të mund të humbisni kurrë në peshë.

Të treja makrot janë të nevojshme dhe të domosdoshme ndaj nëse dëshironi të humbisni peshë, në vend që t’i eliminoni nga dieta juaj duhet t’i konsumoni se s’bën, por duke i balancuar.

Balanca perfekte për të rriturit është konsumimi i 45-65% karbohidrate, 10-35% proteina dhe 20-35% yndyrna. Siç e shihni, karbohidratet dhe yndyrnat që shpesh eliminohen në dieta janë më të nevojshmet për të humbur peshë.

Pra, nëse po ndiqni një dietë me 1600 kalori që është sasia e nevojshme për personat në dietë, duhet të konsumoni 180-260 gramë karbohidrate në ditë, 40-140 gram proteina dhe 35-62 gram yndyrna./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko