-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro, Te Fundit

Konsumi i shpeshtë i alkoolit ul rrezikun e demencës

Edhe pse pijedashësve shpesh u kërkohet të qendrojnë larg alkoolit, duket se shkenca ka një lajm të mirë për ta. Sipas një studimi, personat që konsumojnë rregullisht alkool, kanë më pak gjasa që të preken nga demenca deri në moshën 85 vjeçare.

Zbulimi është bërë nga Universiteti i Kalifornisë, në San Diego i cili për 29 vite ka marrë në studim disa persona mbi 65 vjeç. Ata të cilët pinin të paktën tre gota alkool, ishin më të lumtur gjatë moshës së tretë, se ata të cilët nuk konsumonin fare alkool./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko