-Shëndeti

Konsumi i moderuar i alkoolit mund të rrisë lëvizshmërinë e spermës tuaj

Meshkujt që duan të bëhen baballarë shpesh këshillohen të kufizojnë konsumin e alkoolit, pasi mund të dëmtojë spermatozoidet. Megjithatë, një studim i ri tregon se djemtë që pijnë në mënyrë të moderuar mund të jenë më pjellorë sesa burrat që nuk pinë fare.

Botuar në revistën Andrology, një studim i ri ka vëzhguar 323 meshkuj adultë. Këta burra u ndanë në katër grupe në bazë të konsumit të pijeve alkoolike në një javë: asnjë; një deri në tre; katër deri në shtatë; dhe më shumë se tetë.

Krahasuar me të tjerët, meshkujt që pinë katër deri në shtatë pije alkoolike në javë lëvizshmëri më të madhe të spermës dhe vëllimim më të madh – dhe një numër i lartë i spermatozoidëve është një shenjë e rëndësishme e fertilitetit.

Për studimin, kërkuesit analizuan mostrat e spermës gjatë dy viteve për të përcaktuar shëndetin e spermës. Ata gjithashtu kryen intervista me pjesëmarrësit për të mësuar më shumë rreth zakoneve të tyre të jetesës që ndikojnë në spermatozoide, si pirja e duhanit, kafeina dhe konsumimi i alkoolit dhe nivelet e aktivitetit fizik. Ekipi vendosi që djemtë që pinin katër deri në shtatë pije alkoolike në javë kishin lëvizjet më të larta të spermës, që do të thotë se ata kanë më shumë gjasa të jenë pjellorë.

Megjithatë, hulumtuesit venë në dukje se studimi ka një mangësi të madhe: vetëraportimin. Djemtë u pyetën sa alkool pijnë në një javë, kështu që ka mundësi që disa t’i kenë bërë llogaritë gabim./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko