Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konsulli francez në librin e tij (1858): Gratë shqiptare, myslimane e të krishtera, heroina. Influenca e tyre, shumë e rëndësishme në shoqërinë shqiptare

2017/10/01 at 11:17 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Figaro : Letra e 12 dhjetorit 1912 për Shqipërinë nga princi patriot Albert Gjika

Nga Aurenc Bebja*


Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij “Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie – Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri – Paris, 1858 ”, ka përshkruar asokohe në mënyrë të hollësishme Shqipërinë Veriore.

Autori, ndër analiza të ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare, të cilat i hasim gjatë leximit të veprës së tij prej 550 faqes, nuk ka harruar të flasë edhe për gruan shqiptare dhe ndikimin e saj në aspektin familjar dhe publik.

Në vijim, do të gjeni fragmentin e shkëputur nga libri i tij, që trajton çështjen e gruas shqiptare, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
Gratë shqiptare. – Ndikimi i tyre. – Gratë shqiptare myslimane, ashtu si dhe malësoret e krishtera, që jetojnë në varësinë e burrave të tyre, por që flasin me lehtësi me ta për çështjet e tyre dhe ato të vendit, shpesh kanë treguar prova heroizmi.

Kur ushtritë e Sulltanit kërcënonin pavarësinë dhe privilegjet e Shkodrës, ato ishin të parat që shpallnin alarmin dhe nxitnin burrat dhe djemtë që të marshonin në mbrojtjen e tyre, dhe i ndiqnin ata në betejë. Duke ditur se si t’i mbajnë lotët, për ti bërë ballë dhimbjes së tyre në rast vdekjeje të dashurve të zemrës, këto gra shpesh kanë bartur kufomat e gjymtuara mes luftëtarëve për të nxitur të mbijetuarit që të hakmerren. Përmenden nëna që kanë dëbuar djemtë e tyre nga shtëpitë, sepse ata ishin kthyer nga dobësia apo frika dhe i kanë rikthyer po vetë ato në betejë. Në Shkodër, thuhet se ka bashkëshorte të ndara nga burrat e tyre, dhe se ato nuk i pranojnë më, sepse ata ishin larguar nga fronti qoftë dhe vetëm për një çast.

Edhe pse shqiptarët janë shumë indiferentë në marrdhëniet dashurore, gratë, si në asnjë vend tjetër, janë objekt i një respekti të madh dhe ushtrojnë një aksion të fuqishëm. Nderi i vendit dhe i familjes u ngulitet vajzave shqiptare që në fëmijëri, dhe kam parë disa herë tek unë, gjatë pajtimit të gjaqeve (hakmarrjeve), disa vajza të reja, tetë apo nëntë vjeçe, të më luten që t’i ndihmoi që Pashai të mos i detyrojë të falin gjakun qoftë edhe një të kushëriri të largët dhe të pranojnë këtë vendim që do t’i njolloste.

Gruaja është gjithashtu shumë e respektuar në male ; ajo mund të udhëtojë e vetme dhe kudo, e pa shqetësuar nga ngacmimi më i vogël. Njeriut që i jep besën dhe e mbron, gëzon të njëjtat privilegje ; nën mbrojtjen e saj, ai mund të kalojë pa frikë fisin e armikut, dhe nëse takon gjatë rrugës edhe djalin e njeriut që sapo ka vrarë, askush nuk do të guxonte ta prekë atë.

Shqiptarja është më pak krenare për bukurinë, lindjen apo pasurinë e saj, sesa numrin e djemve të saj dhe vlerën (rëndësinë) e tyre. Ajo ndihet e lumtur dhe e dashur vetëm duke i dhënë një familje të madhe burrit të saj. Gruaja, nënë e shumë djemve, gëzon respektin e të gjithë familjes dhe ka autoritet të madh mbi burrin e saj, i cili e ka për detyrë t’i sigurojë asaj një pleqëri të lumtur, dhe, për sa kohë që babai është i gjallë, bijtë qëndrojnë në shtëpinë e tij, dhe, edhe nëse ata martohen, nuk duhet të braktisin babanë apo nënën e tyre, por t’i ndihmojnë gjatë pleqërisë.

Të ngritura para agimit, gratë e qyteteve bëjnë punët e shtëpisë ; ato të maleve tjerrin leshin e destinuar për rrobat e familjes, ose pas ditëve të kaluara në ara, pushojnë vetëm kur të gjithë kanë rënë gjumë.

Kurrë, një grua nuk shfaqet në publik përkrah burrit të saj. Nëse ai largohet, ajo nuk merr pjesë në largimin e tij dhe po ashtu fshehet gjatë kthimit. Pa marrë parasysh se sa kohë mund të zgjasë një udhëtim, ajo kurrë nuk duhet të kërkojë të reja. Këto zakone, kaq të rënda dhe të kundërta me tonat, u janë transmetuar nga paraardhësit e tyre, të cilët, të gatshëm, gjatë çdo momenti, që të lënë familjet për të shkuar në luftë, mendonin se brezat e rinj nuk duhet të ishin të dobët e të qanin për njerëzit e zemrës, se në këtë rast do të dështonin në detyrën e tyre.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/konsulli-francez-ne-librin-e-tij-1858-grate-shqiptare-myslimane-e-te-krishtera-heroina-influenca-e-tyre-shume-e-rendesishme-ne-shoqerine-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France



Ju sugjerojmë

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë
Aktualitet

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë

18 Shtator, 2025 6:07 pm
Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
Kryesore

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

18 Shtator, 2025 5:21 pm
Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
Bota

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

18 Shtator, 2025 4:43 pm
Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
Bota

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

18 Shtator, 2025 4:35 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

18 Shtator, 2025 3:43 pm
Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Bota

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

18 Shtator, 2025 2:56 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
Bota

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

18 Shtator, 2025 1:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

18 Shtator, 2025 12:12 pm
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Para
Policia: Dy të plagosurit në atentat 50 dhe 39 vjeç

Hakmarrja mes fiseve Llanaj dhe Xhaferri në Vlorë

Luan Rama: Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!

"Radarët e forcave detare, në shërbim të trafikantëve të drogës"

opinion lajm i fundit

Në atentatin e Vlorës u plagos edhe një fëmijë 8 vjeç
















TE FUNDIT

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë
18 Shtator, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin “X” për mandatin e katërt...

Lexo më shumë

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
18 Shtator, 2025

Qeveria “Rama 4” do të bëjë betimin të premten në Presidencë, para kreut të shtetit, Bajram Begaj. Betimi i kabinetit...

Lexo më shumë

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
18 Shtator, 2025

Izraeli zhvilloi një valë të re sulmesh mbi Gaza, teksa vazhdon ofensivën tokësore. Sipas raportimeve janë bombarduar zonat afër disa...

Lexo më shumë

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
18 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbështetur planin e Tony Blair për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Trump i ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com