-Si u Veshën

‘Konkurrencë’ e fortë kostumesh mes ambasadorit Lu dhe kryeministrit Rama në ‘Opinion’

               Publikuar në : 19:24 - 08/04/18 |
Gerta

Javën që shkoi në emisionin ‘Opinion’ vëmendjen kryesore e mori protesta në Kukës dhe ngjarjet që e shoqëruan atë më pas.

Pati dy intervista ekskluzive; kryeministri i vendit Edi Rama, dhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, të cilët përveçse tërhoqën vëmendjen e publikut për deklaratat e tyre të forta, ranë në sy edhe për paraqitjen e jashtme, pati një “konkurrencë” kostumesh mes të dyve.

Si u shfaqen në veshje e paraqitje Rama dhe Lu në emisionin ‘Opinion’?

Donald Lu ka ardhur i veshur me kostum në ngjyrë të zezë, këmishë të bardhë, kollare të zezë me disa viza holla në ngjyrë gri të errët, një detaj që duhet veçuar ishte edhe shamia në xhepin e xhaketës, thyerja me të bardhë aty, i jepte një pamje simpatike dhe me shumë klasë ambasadorit. Veshja serioze ishte kombinuar mjaft mirë me këpucë të zeza klasike. Duket se Lu goditi në shenjë, pasi ngjyra e zezë i shkonte dhe i dha atij tepër prezencë në studio.

Por nuk mund të mos komentohet edhe veshja e kryeministrit Edi Rama në ‘Opinion’.

Tashmë nuk është më e re që Rama kombinon mjaft mirë kostumin serioz me atlete. Për daljen e tij në ‘Opinion’ Rama ka zgjedhur të shfaqet me kostum në ngjyrë të zezë, këmishë të bardhë dhe detaji që gjithmonë e bën atë të bier në sy edhe këtë radhë ka qenë kollarja; kollarja ishte në ngjyrë të zezë më figura në të verdhë dhe të kuqe, as këtë herë Rama nuk ka harruar të vendos yllin e kuq me gjashtë cepa sipër xhaketës. Këtë të fundit ja kemi parë shpesh herë si zbukurim mbi veshjen e tij.

Jaka e xhaketës dhe kollarja ishin idealja për formën e fytyrës së kryeministrit edhe jaka e këmishës duket se ishte në propocion dhe e përshtatur mirë me gjatësinë e qafës.  Rama tërhoqi vëmendje me veshjen e tij, me kombinimin e ngjyrave, me stilin kostum -atletet dhe si gjithmonë edhe këtë herë Rama pati një paraqitje simaptike sa i përket pamjes së jashtme.

Më poshtë do të sjellim edhe fotot të të ftuarve të tjerë në panele për të cilët mund të jepni komentin tuaj në facebook, për të preferuarin tuaj dhe atë që do e vlerësonit si të veshurin më keq./Gerta Zaimaj-opinion.al

 

 

 

Pas