InstaBIZ

Komshia nga Fieri ka një mesazh për Ermal Metën: Kujdes me deklaratat, babai i tij nuk është i dhunshëm

Deklarata e Ermal Metës ndaj dhunës me të cilën është përballur në fëmijëri, ka shkaktuar spekulime të shumta. Vetë këngëtari i ka treguar këto detaje nga fëmijëria e tij, me anë të një kënge që bëri vitin e kaluar. Mirëpo, nga shumë e shumë deklarata, ka ardhur edhe një nga komshia e Ermal Metës në Fier. Me anë të një statusi në Facebook, ajo uron këngëtarin për suksesin e tij në Sanremo, por nuk harron të thotë edhe dy fjalë për të atin. Sipas zonjës me emrin Rajmonda Shehaj, babai i Ermalit, është një njeri i thjeshtë, i cili nuk ka paraqitur kurrë tipare dhune në familje. Ajo shprehet e çuditur nga deklarata e Ermalit, dhe ndër të tjera shton se divorci i prindërve të tij jep mesazhin që mund të rriten edhe fëmijë të suksesshëm.

Statusi i plotë:

Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko