Aktualitet, Kryesore

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Konferenca live e Mogherinit

Komisioni Europian njoftoi sot rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Lajmi zyrtar u dha nga Federica Mogherini gjatë një konference live në Bruksel.
Ajo tha se Ballkani do të jetë pjesë e Europës dhe se ka parë shumë përparim nga Serbia dhe Mali i Zi. Po kështu theksoi ajo po ecin mirë Shqipëria me Maqedoninë.

“Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat”, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së.

Ajo njoftoi se do të vizitojë Tiranën, Shkupin, Podgoricën dhe Beogradin. “Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, theksoi Mogherini.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko