Sport

Kombëtarja Shpresa miqësore me Italinë, ja kur do të luhet

               Publikuar në : 18:50 - 16/04/18 |
m.b

Kombëtarja Shpresa e Shqipërisë do të zhvillojë një miqësore kundër Italisë më datë 11 shtator.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do ta shfrytëzojë këtë miqësore për të parë më mirë pergatitjen e skuadrës.

Në muajin shtator, përveç ndeshjes më Italinë, Shpresat Kuqezi do të përballen edhe me Spanjën më 6 shtator për eleminatoret e Evropianit 2019 dhe me Estoninë.

Ndërkohë Federata Italiane ende nuk ka konfirmuar se në çfarë stadiumi dhe ore do të luhet ndeshja kundër Italisë.

Përballja e 11 shtatorit do të jetë ndeshja e gjashtë në histori midis Shqipërisë U-21 dhe Italisë, ku Italia ka fituar 4 përballje, ndërsa neshja e fundit e luajtur në 10 gusht 2016 përfundoi në barazim.

Pas