Aktualitet, Kryesore

Kokaina e Durrësit u porosit nga grupet mafioze në Kosovë?

Grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësit e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27-28 shkurt, dyshon grupi hetimor i çështjes ‘Kokaina” që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e 613 kilogramëve kokainë kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin. Kështu shkruan sot gazeta “Koha Ditore” në Kosovë.

Sipas saj, udhëtimet e shpeshta (6 herë brenda muajit) të Donald Lushajt për në Kosovë me dy automjete të ndryshme kanë çuar në dyshimet e grupit hetimor se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se “janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës”.

Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportonte kontejnerin me banane ku ishte fshehur kokaina, Armando Pezaku, janë arrestuar nga policia. Në kërkim është shpallur Arber Cekaj, pronari i kompanise ku ndaloi kamioni me banane dhe 613 kg kokaine.

Gjithsesi ende zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë mbi porositësit e sasisë së madhe të kokainës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko