-Kulturë

Koha kur Ornela Vorpsi provokonte me shprehjen: “Nuk do të jetë vonë për t’u bërë një k*rvë e bukur!

               Publikuar në : 13:27 - 14/04/18 |
rel d

Tirana gumëzhinte këtë javë që po mbyllim nga deklarata e artistes Ornela Vorpsi, e cila e ftuar në një emision, tha se Parisi u impresionua nga Edi Rama dhe se ajo e kishte dashuruar nga larg, pasi ishte profesori i saj.

Nëse bën disa kërkime, kupton se Ornela dhe Rama kanë disa të përbashkëta. Përveç pasionit dhe talentit për artin, ai për pikturën dhe ajo për fotografinë, ata kanë një ngjyrë të preferuar, të kuqen. Ashtu si Rama i cili veshi zyrën e tij me të kuqe kur ishte kryetar Bashkie, edhe Ornela Vorpsi kur fotografon nudo, ka të spikatur të kuqen, madje edhe shtëpinë e saj e ka të lyer me të kuqe.

E zbulon këtë detaj “Figaro”, një revistë franceze e cila ka bërë një shkrim për të kur ajo publikoi librin e saj të parë me nota autobiografike. Artistja e njohur, e cila prej vitesh jeton në Paris, bëri shumë bujë kur botoi romanin e saj të parë “Vendi ku nuk vdes kurrë”.

Pak nga historia dhe adoleshenca e saj në diktaturë, me një baba të dënuar politik dhe e kaluara e shqetësuar, Ornela Vorpsi e derdh në të kuqe. Ja çfarë shkruante në atë kohë “Figaro magazine” për artisten shqiptare.

“Kësulëkuqja e vogël nuk ishte e kuqe. Ndërsa ujku, ai po, ishte i kuq. Quhej Enver Hoxha, si diktatori komunist shqiptar. Ai nuk do t’i përpinte vajzat e vogla. Jo, nuk ua kishte nevojën, për aq sa ato nuk kishin as pite, as poçe me gjalpë për t’ia çuar gjyshes së tyre. Kjo ishte, mbretëria e Hoxhës: mung-esë për gjithçka. Dhe burg për ata që guxuan të ankohen. Kështu, shumë vogëlushe shqiptare u gjendën papritur pa baba, ashtu si tregimtarja e ‘Vendit ku nuk vdes kurrë’. Kjo adoleshente, e quajtur njëra pas tjetrës, Elona, Ornela apo Eva, fiton çdo ditë eksperiencë nga ajo fjala e urtë shqiptare që në rrëfimin e saj kthehet në një lajtmotiv: ‘Jeto që të të urrej dhe vdis që të të qaj’. Hirushja e vogël duke pritur zanën e saj të mirë, ndan mjerimin e përditshëm me një nënë në shoqërinë e njëfarë melankolie, e pangushëlluar që nuk mundi të kishte për burrë një Alen Delon. Elona-Ornela-Eva ka trashëguar bukurinë e saj, çka do të thotë një pasuri e madhe, e rëndë, në një shoqëri ku akuza për ‘imoralitet’ ndynte fytyrat e bukura dhe shtynte siluetat shtatderdhura. Ajo shqiptonte fjalët e saj të para si fjala e fundit që do vuloste destinin e saj: ‘Nuk do të jetë vonë për t’u bërë një kurvë e bukur, he he…’

Nga këto fjalë poetike të ëmbla e të hirshme, ‘Vendi ku nuk vdes kurrë’ u stërpik nga yjet. E lexon këtë roman dhe një lëmsh të mblidhet në fyt, sytë të njomen, i mahnitur nga talenti i autorit të librit. Ornela Vorpsi, të jetë vallë produkt i imagjinatës sonë? Jo, ajo ekziston vërtet. E takuam një mbrëmje dhjetori. Është një grua e bukur me të qeshurën fëminore dhe sy të shqetësuar, e cila jeton në Paris në një apartament ve-shur në të kuq. Si ajo e kuqja e tablove që pikturon – ‘për të shprehur shqetësimin’. Esh-të fotografe!” – shkruan revista franceze.

Burimi: PanoramaPlus

 

 

Pas