-Si u Veshën, Kryesore

Klasë apo modë, përse gratë u veshën me të zeza në ‘Opinion’?

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ përveçse ka qenë e mbushur me një sërë debatesh dhe deklaratash ka pasur edhe një panoramë tepër simpatike nga paraqitja e të ftuarve.

Analistët të cilët janë të shpeshtë në emision i kemi komentuar disa herë, ndaj një gjë mund të themi me siguri, ata nuk dalin asnjëherë nga stili i tyre dhe përgjithësisht vihen re tendenca të errëta në ngjyrat e tyre të veshjes si në dimër ashtu edhe në verë, ndaj këtë herë do të komentojmë ata që i shohim më rrallë në studion e ‘Opinion’.

Prof Edmon Tupja, ishte i ftuar në emisionin ku u fol për “Ngacmimet seksuale në Hollywood”. Ai kishte veshur një xhaketë në ngjyrë kafe të pjekur, në po të njëjtat tonalitetet ishte edhe shalli apo bluza golf poshtë tyre. Pantallona në ngjyrë të zezë të errët dhe këpucë të zeza. Branda stilit; paraqitja e tij ishte tepër e thjeshtë, por ato që flet nuk mund të harrohen asnjëherë.

Botuesja Arlinda Dudaj ka ardhur këtë herë në ‘Opinion’ tepër simpatike, e veshur në të zeza, me xhaketë, këmishë dhe fund me shtrat të lart, Dudaj u duk tepër elegante, pasi edhe krehja e flokëve  apo tualeti i shkoni përshtat veshjes.

Po ashtu e shumëpërfolur për deklaratën e saj në Opinion ishte edhe Einxhel Shkrila e cila tha se kur hyri në ambiente e televizionit në moshën 14 vjeçare një person që sipas saj sot është femër e njohur i kishte kërkuar të shkonte me meshkujt të mëdhenj e më pas të do përfitonte favore. Por përveçse tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave me deklaratën e saj, Shkrila ra në sy edhe për paraqitjen. Kishte veshur një fustan të zi transparent me topa të bardhë, shumë seksi, pasi poshtë tij Shkrila e kishte shoqëruar me kanatjere të zezë, për t’ju përshtatur etikës së emisionit. Një krehje e drejtë e flokëve dhe një tualet me ngjyrat e tokës e ka bërë të duket Einxhel Shkrilën një bukuroshe të vërtetë.

Moderatorja Jonida Shehu kishte ardhur po ashtu e veshur me të zeza, një fustan të gjatë deri në fundi e këmbëve të zi, nja kapje tepër interesante të flokëve shoqëruar me vëth të kuq që bënin thyerjen e të zezës, kombinim tepër simpatike edhe kapja e flokëve i jepte ëmbëlsi në ekran.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika kryemadhi ishte ndër zonjat e fundit të panelit, ditën e enjte ajo foli për protestën e Opozitës. Sa i përket veshjes dhe paraqitjes së saj Kryemadhi ka ardhur tepër thjeshtë. Një bluzë gri, pantallona, kapje flokësh dhe një grim tepër të lehtë. Kryemadhi kohët e fundit është vlerësuar shumë pozitivisht për paraqitjen e saj dhe gustot në veshje, por pa e tepruar dhe e ngarkuar veten./Gerta Zaimaj-Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko