Aktualitet

Klan, Top Channel dhe Digitalb rrëzojnë AMA-n


               Publikuar në : 10:55 - 07/03/16 |
d.z

Gjykata Administrative i ka dhënë sot të drejtë padisë së bërë nga Tv Klan, Top Channel dhe Digitalb kundër Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në qendër të padisë ishte vendimi i datës 1 Shkurt të këtij viti, ku AMA vendoi të mos shpërndajë licencat dixhitale.

Shkak u bë vota kundër e dy anëtarëve, Sami Neza dhe Suela Musta, që pretenduan se kishte shkelje të afateve të procesit të aplikimit.

Në fakt ishin vetë këta dy anëtarë, që ishin bërë shkak për zvarritjen e procesit, pasi prej më shumë se një viti nuk merrnin pjesë në mbledhje, duke djegur afatet kohore të vendosura në ligj.

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës, AMA është e detyruar të shpërndaje licensat numerike, një detyrim i vënë prej Bashkimit Europian.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas