InstaBIZ

Kjo nuk pritej, Almeda Abazi vjen tashmë si këngëtare

Prej kohësh ish-missi shqiptar, Almeda Abazi është zhvendosur në Shqipëri, ku dhe po prezanton edicionin e sivjetshëm të ‘Dancing with the Stars’. Sipas saj kjo ishte dhe eksperienca e dytë si moderatore pasi prezantoi ‘Këngën Magjike’ dhe siç kemi parë e ka arritur me sukses misionin e saj, pasi publiku e ka pritur mjaft mirë.

Por mesa duket pas mbarimit të këtij emisioni, ajo do të vijë me një projekt të ri. Sipas ‘Panorama Plus’, Almeda ka vendosur që ti futet muzikës dhe pritet që shumë shpejt të sjell dhe projektin e saj të parë muzikor.

Ajo prej kohësh po punon për  një këngë, e cila do të jetë e zhanrit pop. Kjo këngë do të jetë në gjuhën angleze dhe sipas informacioneve ajo po përgatitet edhe për koncerte.

Megjithatë modelja ka kënduar edhe më parë e ftuar në disa emisione në Turqi, kjo do të jetë hera e parë që ajo do të bëjë një këngë të sajën.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko