InstaBIZ

Kim Kardashian sherr me nënën surrogate që po i mban fëmijën, ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën

Kim Kardashian duket se nuk e ka aspak të lehtë faktin që fëmijën numër 3 nuk po e sjell vetë në jetë. Sigurisht ajo e ka deklaruar shpesh këtë gjë, për shkak të nevojës së vazhdueshme që 37-vjeçarja e famshme ka, për ti pasur gjërat nën kontroll. Përpos kësaj sfide, duket se marrëdhëniet e Kim me nënën surrogate që po mban fëmijën e saj, nuk janë edhe aq të mira.

Sipas mediave rozë, nëna surrogate nuk dëshiron fare që Kim të jetë prezente në dhomë kur ajo të lind fëmijën. Kjo për shkak se Kim nuk e ftoi gruan në festën që bëri për bebin e saj. Sipas një burimi mësohet se arsyeja pse Kim nuk e kishte ftuar surrogaten e saj, ishte sepse nuk dëshironte ti vidhej vëmendja. Duket se kjo gjë është bërë shkak për një konflikt mes tyre, pasi tani nëna surrogate as nuk e do më pranë vetes Kim.

Nga ana tjetër as shoë-girl i njohur nuk e ka edhe aq shumë qejf gruan që po i mban bebin, mirë po ndonjëherë disa gjëra nuk i kemi në dorë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko