Aktualitet, Kryesore

Killeri gjakftohtë i Selenicës, çfarë u tha policëve në momentin e arrestimit

24-vjeçari Ridvan Zykaj ekzekutoi me gjakftohtësi 8 kushërinjtë e tij, pasditen e djeshme në fshatin Resulaj, Selenicë (Vlorë) dhe më pas u arratis për tu kapur mëngjesin e sotëm i fshehur në kallamishte jo shumë larg shtëpisë së tij.

Kanë qenë mbi 500 efektivë policie në terren që përdoren edhe qentë gjurmues për ta gjetur. Në momentin e arrestimit, nga policia i është bërë thirrje:- Dorëzohu hidh armën!
Në momentin e arrestimit ai ka thënë vec një fjalë: ‘Më kapët’, dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin.

Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendese. Ndërkohë që u përfol se mund të kishte qenë me probleme mendore, por kjo mbetet ende hipotezë, pasi ai nuk kishte kartelë në spikiatrinë e Vlorës. Aktualisht autori i krimit të rëndë po mbahet në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Familja e killerit Ridvan Zykajt dhe kushërinjve të tij ndodhen përballë njëra tjetrës në fshatin Resulaj. Në banesën ku vrasësi Ridvan Zykaj jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain, asgjë nuk është prekur, gjithçka është lënë si ditën e djeshme para gjëmës. Familjarët janë larguar që dje prej aty. Ndërsa në familjet e viktimave janë hapur dyert e mortit. Gjëma është e madhe, me 8 vetë që do të përcillen sot në banesën e fundit, mes tyre dy fëmijë.

Viktimat:
Demir Zyka, 75 vjec (vellai i gjyshit të autorit)

Ferie Zyka, 72 vjece, (gruaja e Demirit)

Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i Demirit)

Vasilika Zyka, (gruaja e Besimit)

Sara Zyka, 17 vjeçe (vajza e Besimit)

Ledjon Zyka 9 vjec (djali i Besimit)

Azem Zyka (djali i Demirit)

Afërdita Zyka (gruaja e Azemit)

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko