-Jetë dhe Stil

Këto shenja horoskopi mund t’ju falin por kurrë nuk do e harrojnë gabimin tuaj

Të rrallë janë njerëzit që falin vërtetë dhe lënë pas krahëve të gjithë hatërmbetjet. Këto shenja horoskopi si më poshtë janë pikërisht kështu, mund të falin shpejtë, por në një moment apo në një tjetër, do ju kujtojnë edhe gabimin që mund të keni bërë 10 vjet më parë. Ja për cilat shenja bëhet fjalë:

Bricjapi – Këta njerëz mund të falin, por është e kotë. Pas një muaji, 1 viti, apo 5 vitesh, do t’ju rikujtojnë se ju kanë falur njëherë dhe se gabimi është ende aty i ngulitur në mendjen e tyre. Më e mira është të mos gaboni fare me ta, por duke qenë se njerëz perfektë nuk ka, përpiquni të gaboni sa më pak.

Peshqit – Nuk ka shenjë tjetër që i ruan hatërmbetjet me aq fanatizëm sa Peshqit. Mund të duken sikur në momentin që ju falën hodhën pas gjithçka, por do e kuptoni më vonë se sa pas krahëve e kanë hedhur.

Akrepi – Këta njerëz mbajnë shpresa të mëdha te njerëzimi, edhe pse vetë janë të parët për të gabuar. Megjithatë faljen e kanë sa për të larë gojën, pasi me vepra, nëse nuk hakmerren në moment do gjejnë ditën e përshtatshme për t;ju bërë të ndiheni sa më keq./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko