-Jetë dhe Stil, Metro

Këto janë substancat që krijojnë më tepër varësi nga çdo gjë

Varësia është diçka shkatëruese sado e vogël të jetë. Çdo gjë që ne konsumojmë, kur na pëlqen kemi tendencën ta provojmë sërish, por ndryshe ndodh me disa substanca të tjera. Ato jo vetëm që mund t’i duash sërish, por do bëjë ço gjë për ti pasur. Kështu disa ekspertë holandez përfshirë këtu psikiatër, pedagogë universiteti, apo edhe kimistë janë bërë së bashku për të nxjerrë 5 substancat të cilat krijojnë më tepër varësi.

E para është Heroina, e cila konsiderohet si droga që krijon varësinë më të fuqishme ndaj përoruesve të saj. Efekti i saj shkon direkt tru, duke e furnizuar këtë të fundit me morfinë, e cila ndryshon perceptimin e gjërave apo mënyrës se si ndjejmë dhimbje. Më pas në tru prodhohet një ndjenjë e fuqishme euforie nga e cila përdoruesi nuk do donte të shkëputej. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit e kërkjonë mbi ço gjë këtë drogë.

Në vendin e dytë renditet Kokaina. Kjo lloj droge furnizon trurin me substanca  të shumta të “hormonit të lumturisë” ose siç e njohin të gjithë dopamina. Ndjesia e kënaqësisë konsiderohet aq e madhe sa shumë prej përdoruesve të saj do linin edhe ushqimin për të. Dëmtimet e saj në organzëm janë të pariparueshme, sidomos ato që i shkakton trurit.

Në vendin e tretë renditet Nikotina, elementi kryesor i gjendur në tabako dhe substanca që i bën njerëzit të varur nga duhani. Pas tyre vijnë menjëherë antiepresantët të cilët mund të krijojnë varësi të forta te pacientët. Në vitet 60 ato përdoreshin në masë nga njerëzit për të marrë efektet qetësuese në trup.

E fundit por jo më pak e rëndësishme është alkooli. Numri i të alkoolizuarve në botë sa vjen e po shtohet duke prodhuar shifra alarmante.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko