-Teknologji

Këto janë iPhone-t më të shtrenjta të prodhuara ndonjëherë

               Publikuar në : 15:23 - 05/10/18 |
el ena

iPhone-t e rinj kanë dalë tashmë në treg. Nuk besoj se keni nevojë ta lexoni nga ne që janë të shtrenjta. Një iPhone XS Max kushton 1,449 dollarë. iPhonë X ështe deri tani celulari më i shitur në botë, sipas Strategy Analytics. Kushdo që e ka blerë ka shpenzuar  të paktën 1000 dollarë. Por iPhone X nuk është celulari më i shtrenjtë që ka prodhuar Apple.

Ka kompani që i mbulojnë këto aparate me diamantë dhe ar, e i shesin për miliona dollarë.

Status Symbol

Kështu quhet iPhone X Lu Edition që kushton 4937 dollarë. Çfarë e bën të veçantë? Ka simbole kineze të gdhendura në të, duke përfshirë edhe një dragua 24 karat prej ari. Përveç këtyre ka fatsjellës për mirëqenie, status dhe jetëgjatësi. Ka gjithashtu ornamente që simbolizojnë fatin e mirë, zjarrin dhe lumturinë.

Crypto

Si thoni për një Bitcoin iPhone X? Kushton 11,702 dollarë dhe është i veshur me lëkurë krokodili. Kornizat janë prej ari 18 karat dhe logoja e Bitcoin shkëlqen në të prej 57 diamantëve. Dhe jo, nuk mund ta blini me Bitcoin.

Classic Bling

Në vitin 2011 kompania luksoze Stuart Hughes dizenjoi një iPhone 4S prej ari 24 karat. Vlera e celularit ishte 9.4 milion dollarë. Logoja e Apple shkëlqente nga 53 diamantë. Vetëm dy celularë të tillë u prodhuan në atë kohë./Opinion.al

Pas