InstaBIZ

Këto janë emrat e ekranit që mbetën pa emisione

               Publikuar në : 21:29 - 14/09/18 |
Gerta

Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator solli ndryshime të mëdha në ekranin shqiptar.

Përveç ndryshimit të programeve, u bë edhe merkato e moderatorëve.

Këto janë emrat e moderatorëve shqiptarë që ky sezon i ri televiziv i gjeti pa asnjë emision të vetin.

Marina Vjollca

Pas përfundimit të ‘C’est la vie’, Marina Vjollcën nuk e pamë më në ekran dhe të gjithë mbetën kuriozë se ku do të shfaqej këtë sezon të ri moderatorja. Megjithëse sezoni televiziv ka filluar, Marina nuk është shfaqur në asnjërën prej promove të emisioneve. Npërmjet postimeve në Instagram ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshortin, Getoarin, janë larguar për disa pushime jashtë vendit. Mesa duket, ajo ka vendosur që këtë sezon të ri televiziv të qëndrojë larg ekranit dhe të shijojë jetën martesore.

Arjola Shehu

Moderatorja e emisionit ‘Kush vjen për drekë’, Arjola Shehu, këtë sezon të ri u largua nga Tv Klan. Megjithëse u kap mat në Top Channel dhe u aludua për lidhjen e një kontrate të re, duket se Arjola këtë sezon të ri televiziv ka mbetur pa emision.

Juli Kristafi

Moderatorja e ‘Pasdite në Top Channel’, Juli Kristafi, këtë sezon të ri nuk do të na shoqërojë më në ekran. Në vend të saj ka ardhur Bieta Sulo, e cila ka nisur emisionin e ri të pasdites, ‘Ftesë për 5’.

Xhani Shqerra

Gjithashtu moderatori i njohur i ‘Living’, Xhani Shqerra, këtë sezon të ri televiziv është larguar nga emisioni të cilin e prezantonte prej shumë kohësh. Vendin e tij e ka zënë Arjon Muça, i cili do të moderojë krah Bunilda Lahes.

Jona Spahiu

Moderatorja e ‘Pa filtër’, Jona Spahiu, këtë sezon të ri nuk do ta shohim në asnjë prej televizioneve shqiptare. Ajo është duke shijuar ditët e fundit të shtatzënisë dhe mesa duket ka vendosur ti përkushtohet tërësisht fëmijës që do të sjellë në jetë, duke qëndruar larg ekranit këtë sezon të ri televiziv.

Pas