-Jetë dhe Stil, -Tendencë, Metro, Te Fundit

Këto janë dy karakteristikat që ju bëjnë më tërheqës tek seksi i kundërt

Nëse mendoni se pamja është gjithçka, atëhere e keni gabim pasi studiuesit kanë zbuluar dy faktorë kryesorë të cilët i bëjnë njerëzit tërheqës. Zëri dhe aroma, janë dy karakteristika kyç që ju klasifikojnë menjëherë në listën e personave tërheqës.

Zëri pikë së pari lidhet ngushtë më opinionin që të tjerët krijojnë për ju. Zëri përcakton për ju vetëbesimin, vendosmërinë, apo edhe shumë karakteristika të tjera.Femrat me zë të ëmbël dhe joshës, mund të tërheqin më shumë se një femër e cila është e bukur, por ka një zë të trashë. Ndërsa për meshkujt preferohet zëri i fortë dhe pak i ashpër.

Aroma e trupit është një tjetër faktor kyç. Ka disa njerëz të cilët kanë një aromë trupi shumë tërheqëse. Edhe pse ju vetë nuk e kuptoni, dhe gjithmonë merrni komplimenta për aromën edhe kur nuk keni hedhur parfum, atëherë jeni tepër tërheqës për të tjerët.  

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko