-Jetë dhe Stil, Metro

Këto janë 5 shenjat më egoiste të horoskopit, mbajini larg

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit shohin më shumë interesin e tyre, rehatinë e tyre dhe më pas mendojnë për të tjerët. Për ta ka shumë rëndësi siguria e tyre në jetë dhe nuk rrezikojnë shumë për të tjerët. Janë kokëfortë dhe e kanë të vështirë të bëjnë kompromise me të tjerët për diçka.

Binjakët

Binjakët kanë dëshirë  të rrezikojnë, por më shumë edhe ata shohin interesin e tyre. E kanë problem të angazhohen, sepse e mbrojnë veten e tyre nga zhgënjimet. Frika për gjërat e papritura në jetë, i bën Binjakët të jenë më shumë egoistë.

Dashi

Dashi njihet si një shenjë që dëshiron që të tjerët t’i vijnë nga pas. Ata nuk duan ta hedhin të parët hapin për të bërë diçka, por gjithmonë presin për veprimet e të tjerëve. Nëse një Dash nuk ka interes, as nuk e nis fare diçka.

Luani

Një Luan dëshiron në radhë të parë të shikojë qejfet e veta, e më pas gjërat e të tjerëve. Dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes i bën ata të jenë egoistë në krahasim me të tjerët. Luanët janë ambiciozë dhe duan ta shohin mirë veten e tyre.

Virgjëresha

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kanë sy të mprehtë për çdo lloj të mete ose veprim të gabuar tek të tjerët. Ndaj i kritikojnë shumë këta të fundit. Kjo i bën që të lavdërojnë vetëm veten e tyre dhe të mendojnë mbi të gjitha lidhur me lumturinë e tyre.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko