-Jetë dhe Stil, -Tendencë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Këto janë 15 gjërat që vetëm “llupsat” mund t’i kuptojnë

Pa ushqim nuk jetohet dhe kjo është e padiskutueshme. Por ushqimi nuk është i rëndësishëm për të gjithë njësoj. Disa njerëz e duan ushqimin më shumë se çdo gjë tjetër, e ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë vetëm si domosdoshmëri. Por llupsat, siç i quajmë ndryshe, e duan aq shumë ushqimin e mirë, sa falë kësaj dashurie kanë tjetër mënyrë të menduari apo vepruari. Ja cilat janë gjërat që një llupës i vërtet bën dhe llupsat e tjerë e kuptojnë:

1 – Shumica e njerëzve mendojnë se çfarë do veshin sot, të dashuruarit me ushqimin mendojnë se çfarë do hanë sot.

2 – Çfarë të vesh që mos të më duket barku i fryrë?

3 – Në çantat e tyre do gjesh gjithmonë ushqim, një çokollatë, biskota, çfarëdolloj gjëjë.

4 – Asnjëherë nuk vendosin shumë buzëkuq (kur llupsi është femër) arsyeja? Është e kuptueshme në fakt, e dinë që do hanë ushqim kudo që të jenë, kështu peneli është arma e tyre.

5 – Kur udhëtojnë janë ata që planifikojnë çdo gjë që ka të bëjë me ushqimin.

6 – Fjala dietë të shkakton ndjesi të keqe.

7 – Njerëzit asnjëherë nuk e besojnë që hani vërtet aq shumë sa thoni

8 – Mund t’i gjesh të kalojnë kohë të konsiderueshme nëpër supermarkete apo dyqane ushqimesh, njësoj sikur po bëjnë pazar për rroba.

9 – Gjithmonë gjeni mënyra të ndryshme për të kombinuar ushqimet, shpesh janë shumë të çuditshme por gjithmonë janë të shijshme dhe kjo është mëse e vërtetë.

10 – Energjitë tuaja rriten në mënyrë të ndjeshme pas çdo vakti. Bëheni menjëherë shumë produktiv.

11 – Edhe kur dilni në takimi shpresoni që pretendenti juaj t’ju blejë ushqim në vend të pijeve. Madje edhe luteni me zë të lartë për këtë gjë.

12 – Kur ju pyesin se çfarë dëshironi të bëjmë, përgjigja juaj e parë është gjithmonë “dalim të hamë diçka”.

13 – Fotografitë e ushqimeve ju bëjnë për të qarë por edhe ju lumturojnë. Po më shumë ju bëjnë për të qarë, sidomos në orët e vona të natës.

14 – Ndonjëherë mendimi juaj i fundit përpara gjumit është “çfarë do ha për mëngjes”

15 – Darkat bufe janë një orgazëm e vërtetë për ju, madje ushqimi është arsyeja për të cilën i frekuentoni shumicën e rasteve/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko