Sport

Kërcënohet me jetë gruaja e arbitrit Oliver, që dha penalltinë për Realin në Champions

               Publikuar në : 14:18 - 15/04/18 |
Gerta

Real-Juve nuk ka përfunduar ende. Polemikat dhe “vreri” vazhdojnë ende. Por ka ndodhur edhe diçka e pazakontë me gruan e arbitrit Oliver, i cili u vu në qendër të vëmendjes për penalltinë e dhënë në shtesë për Realin.

Në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Lucy Oliver, bashkëshortja e Oliver, edhe ajo gjyqtare, ka marrë kërcënime me vdekje, por edhe sulme me karakter seksist. E bën të ditur këtë lajm “Bbc”, që publikon disa fraza drejtuar bashkëshortes së Oliver: “Do t’ju zhdukim ty dhe atë copë m…, burrin tënd”, – shkruan një tifoz në Twitter.

Policia angleze ka nisur një hetim dhe ka mbyllur të gjithë llogaritë e gruas së Michael Oliver në rrjetet sociale, por ajo ka marrë mesazhe kërcënuese edhe në celularin e saj. Në mënyrë të pashpjegueshme numri është publikuar në rrjetet sociale.

Ndeshja mes Realit dhe Juventusit u mbyll në mënyrë dramatike nga gjyqtari Oliver, i cili ndëshkoi me karton të kuq Bufonin, pas penalltisë së dhënë në minutën e 93-të për Realin e Madridit. / Vipsport.al

Pas