-Jetë dhe Stil, -Tendencë, Metro

Këpucët ideale për secilën nga shenjat e horoskopit

Sportive, klasike, apo me shumë takë? Femrat janë të ndryshme në përzgjedhje por ndonjëherë ndikon edhe shenja e tyre astrologjike. Jeni kuriozë ta zbuloni këpucët që ju përshtaten më tepër në bazë të shenjës tuaj? Ja të renditura si më poshtë:

Dashi:

Femrat e Dashit u përshtaten më tepër atletet. Ato janë energjike dhe nuk mund të qendrojnë me këpucë të parehatshme. Kush tjetër veç atleteve mund t’ia dhurojë këtë komoditet?

Demi:

Femrat e Demit duan të ndihen komode dhe të rehatshme.Këpucët mokashin janë perfekte.

Binjakët:

Një palë balerina ose pupa, janë perfekte për femrat Binjak.

Gaforrja:

Këpucë klasike me pak takë. Gaforret njihen si shenjë shumë detaiste dhe e kuruar.

Luani:

Si femra që dëshirojnë të bien në sy, kush më tepër se këpucët me takë të lartë apo stiletot mund ti përshtateshin.

Virgjëresha:

Një shenjë si Virgjëresha do diçka praktike. Një palë sandale të sheshta me një bizhuteri minimaliste është perfekte për to.

Peshorja:

Sandalet e mbrëmjeve, jo me shumë takë, me disa aksesorë janë fiks për Peshoret. I tregojnë sensuale dhe femërore siç duan ato.

Akrepi:

Personalitetin e këtyre femrave e shprehin më së miri çizmet e gjata mbi gju, mundësisht edhe me pak takë.

Shigjetari:

Gjysmë çizmet janë shumë perfekte për femrat Shigjetar. Praktike, femërore dhe të përdorshme kudo.

Bricjapi:

Këpucët llustrafinë janë idealet për femrat Bricjap.

Ujori:

Kush më mirë se kambalet mund të shprehë personalitetin e Ujorit? Komode dhe që bien në sy. Ato janë femra me stil unik në fund të fundit.

Peshqit:

Sandalet me pak takë dhe me ngjyra të ëmbla i përshtaten femrave Peshq

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko