-Kulturë, InstaBIZ, Te Fundit

Këngëtarja franceze ndërron jetë në skenë

Këngëtarja e re franceze Barbara Weldens, me një të ardhme premtuese në botën muzikore, ka vdekur në skenë.

35-vjeçarja po performonte në një kishë në fshatin piktoresk të Goudron mesnatën e së mërkurës kur u rrëzua. Weldens mendohet se ka pësuar një atak kardiak, por shkaku mbetet ende i paqartë. Mediat lokale raportojnë se këngëtaren mund ta ketë zënë edhe korenti pasi gjatë kohës që performonte ishte një stuhi e madhe.

Ajo ka publikuar albumin e saj të parë në muajin shkurt Le grand H de l’homme (Man with a capital M) dhe fitoi disa çmime. Karrierën e saj si këngëtare ajo e filloi në cirk dhe njeriu që ka ndikuar më shumë tek ajo është këngëtari dhe kompozitori Jacques Brel.

Weldens kishte filluar turneun e saj muzikor dhe do të jepte koncerte të mëtejshme në Francë dhe Belgjikë në muajt e ardhshëm.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko