Foto, InstaBIZ

Këngëtarja e njohur në një rrëfim si kurrë më parë: Kam qendruar një vit pa bërë seks me bashkëshortin

Pink është idhulli i mijëra amerikanëve dhe sigurisht i shumë të tjerëve nëpër botë. Në këngët e saj ajo gjithmonë është shfaqur si vajza rebele, energjike dhe e papërmbajtur. Por Pink është edhe një familjare e devotshme, pjesë kjo të cilën ajo nuk e ka ndarë shumë shpesh me botën. Në një intervistë ekskluzive për “The Guardian”, Pink ka folur si kurrë më parë për jetën e saj personale, si edhe për martesën e vështirë prej 11 vitesh me bashkëshortin e saj Carey Hart me të cilin ka dy fëmijë.

Pavarësisht se kanë dy fëmijë, një vajzë 6-vjeçare të quajtur Willow dhe djalin 10-muajsh të quajtur Jamson, marrëdhënia e tyre ka qenë më tepër e vështirë se sa e bukur. Ata për 11 vite janë ndarë dy herë, periudha këto kur Pink i ka shfaqur edhe në këngët e saj. Në këtë intervistë ajo ka treguar anën e vështirë të kësaj marrëdhënieje si kurrë më parë.

“Ka momente kur unë e shoh bashkëshortin tim dhe mendoj që ai është njeriu më i logjikshëm, më dëtaist, dhe më konstant … ai është si një gur. Ai është babai që unë kam menduar që do ishte.”-u shpreh ajo.

Ndër të tjera Pink ka folur për anën e tij të “errët”, për konfliktet dhe momentet kur ajo nuk donte ta shihte me sy.

“Ndonjëherë e shoh atë dhe mendoj: Nuk të kam pëlqyer kurrë. Nuk ka asgjë që më pëlqen te ty. Nuk më pëlqejnë asnjë nga budalliqet që ti pëlqen. Nuk dua të shoh më kurrë”.

Edhe pse këto 11 vite martesë kanë qenë kaq të vështira, Pink u shpreh se do të qëndronte e fortë për ta mbajtur këtë lidhje edhe kur situata ta shpif.

“Ka pasur periudha në këtë martesë që mund të rrinim një vit pa bërë seks. Aty ti mendon, a ka vdekur ky krevat? A është ky fundi? A e dua unë këtë njeri? A më do ai mua? Monogamia është punë më vete, dhe kur ti e bën punën si duhet, gjërat i rikthehen normalitetit përsëri” – përfundoi ajo rrëfimin e pabesueshëm për “The Guardian”./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko